Kuvendi i Republikës së Kosovës

Sekretari Krasniqi priti në takim përshëndetës përfaqësuesit e organizatave partnere të Kuvendit

24.05.2023

Sekretari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ismet Krasniqi, priti në takim përshëndetës përfaqësuesit e organizatave partnere të Kuvendit, USAID, NDI, IRI, OSBE, GIZ, IMG, ZBE, HOPES. 

Në këtë takim u shpalos progresi në zhvillimin institucionit, përmirësimin e punës në përmbushjen e funksioneve të Kuvendit përmes asistencës së ofruar nga donatorë dhe partnerë të rëndësishëm që ishin të pranishëm. 

Në diskutimet e pjesëmarrësve u vlerësua qartë kontributi dhe përkushtimi domethënës i z. Krasniqi duke ndërtuar një model të vlefshëm të punës dhe disiplinës parlamentare. 

Ndaj falënderimeve ai shprehu mirënjohje dhe besim që bashkëpunimi me Kuvendin do të vazhdojë.