Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga seanca plenare e Kuvendit të Kosovës

05.04.2024

Kuvendi i Republikës së Kosovës, kryesuar nga nënkryetarja Saranda Bogujevci, mbajti sot seancë të rregullt plenare, me të vetmen pikë të rendit të ditës, pyetje parlamentare.

Përgjigje në pyetjet e deputetëve dhanë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku dhe ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, kurse në mungesë të ministrave të tjerë, deputetët e pranishëm pyetjet i bartën për në një nga seancat e radhës.

Pas përfundimit të pyetjeve parlamentare, nënkryetarja Bogujevci mbylli punimet e kësaj seance.