Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, kryesuar nga Hydajet Hyseni, zëvendëskryetar i parë, mbajti mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje me shumicë votash u miratura Projektligji nr. 08/L-102 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-139 për procedurën përmbarimore, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 05/L-118, me amandamente të Komisionit funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.
Po ashtu, anëtarët e komisionit me shumicë votash miratuan edhe Projektligjin nr. 08/L-199 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-060 për mjekësinë ligjore, me amandamente të Komisionit funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.