Nën drejtimin e kryetares Fitore Pacolli-Dalipi, u mbajt mbledhja e radhës e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, në të cilën u shqyrtua Raporti me amendamente për Projektligjin për ofruesin e shërbimeve të navigacionit ajror.
Anëtarët e Komisionit pas shqyrtimit të këtij projektligji, unanimisht e mbështetën atë, duke e proceduar tutje për lexim të dytë në Kuvend.