Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim Dhe Zhvillim

21.03.2023

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, kryesuar nga kryetarja Fitore Pacolli-Dalipi, mbajti mbledhjen e radhës.

Anëtarët e Komisionit shqyrtuan dhe miratuan Projektligjin 08/L-184 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 06/L-024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje, duke e proceduar atë në komisionet e përhershme te Kuvendit.