Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, mbajti mbledhjen e rregullt, kryesuar nga Adnan Rrustemi, kryetar.
Në këtë mbledhje u miratuan raportet e komisioneve të përhershme për Projektligjin nr.08/L-276 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve të veçanta për krijimin e bazës ligjore për nxjerrjen e akteve nënligjore nga qeveria dhe ministrat.
Po ashtu, komisioni miratoi raportin me amendamente për Projektligjin nr.08/L-291 për Gjykatën Administrative, si dhe raportin me amendamente për Projektligjin nr.08/L-305 për Ofruesin e Shërbimeve të Navigacionit Ajror.