Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, mbajti mbledhjen e rregullt, kryesuar nga Adnan Rrustemi, kryetar.
Në këtë mbledhje u miratua raporti i punës së komisionit për sesionin pranveror për vitin 2023, kurse pas diskutimeve u shty për mbledhjen e radhës miratimi i planit të punës për sesionin vjeshtor 2023.
Më pas, komisioni miratoi aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin KO207/22, që ka të bëjë me vlerësimin e propozim-amendamentit kushtetues nr. 27, i propozuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, i cili më pas do të procedohet për miratim në një nga seancat plenare të radhës.
Po ashtu, në këtë mbledhje u miratua raporti plotësues i komisionit funksional për Projektligjin 08-L-211 për Verëra, si dhe u formua grupi punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit Civil kundër Shpifjes dhe Fyerjes nr. 02/L-65.