Në drejtimin e kryetarit Ferat Shala, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mbajti sot mbledhjen e rregullt.
Në këtë mbledhje raportuan anëtarët e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) lidhur me Planin e Performancës së ZRRE-së për vitin 2023.
Kryetari i bordit, Ymer Fejzullahu para anëtarëve të komisionit shtjelloi më gjerësisht raportin, duke paraqitur hapat të cilët priten të ndërmerren në muajt e ardhshëm të këtij viti. Në pyetjet e deputetëve lidhur me monitorimin e ndërmarrjeve energjetike, Zejnullahu u përgjigj se si KEDS ashtu edhe KESCO do të vazhdojnë të jenë nën monitorimin e ZRRE-së.
Tutje, diskutimi kryesisht u përqendrua tek arsyeja e rritjes së mundshme të tarifave të energjisë elektrike, çmimi i blerjes së energjisë elektrike, si dhe investitorët potencialë. Tek kjo çështje u tha se mungesa e kapaciteteve për prodhim të energjisë elektrike mund të rezultojë me rritje të tarifave.
Pas shterjes së debatit, anëtarët e komisionit e miratuan raportin, duke e proceduar për shqyrtim të mëtutjeshëm në Kuvend.