Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, kryesuar nga kryetari Ardian Gola, mbajti mbledhjen e parë për sesionin vjeshtor.
Në këtë mbledhje Komisioni shqyrtoi dhe miratoi Planin e Punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2023, në të cilin nga kryetari Gola u prezantuan një mori projektligjesh në procedurë, monitorim i ministrive të linjës, si dhe takime dhe dëgjime publike që ndërlidhen me projektligjet e planifikuara nga anëtarët e këtij Komisioni.