Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal  

30.03.2023

Sot, Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, kryesuar nga Valon Ramadani, kryetar, mbajti mbledhjen e radhës, duke proceduar me pikat e parapara.

Në këtë mbledhje, të pranishëm ishin anëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët në bashkëpunim me anëtarët e komisionit dhe Zyrën Ligjore të Kuvendit të Kosovës, vazhduan shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin për procedurën e përgjithshme administrative.

Tutje, për të vazhduar me shqyrtimin e neneve të tjera të projektligjit të lartcekur, anëtarët e komisionit u dakorduan që përkitazi me agjendën e palëve pjesëmarrëse në mbledhje, të takohen javën e ardhshme.