Kuvendi i Republikës së Kosovës

Mbledhje e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti

22.03.2023

Nën udhëheqjen e zv/kryetares së parë, Jeta Statovci, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, mbajti sot mbledhjen e radhës. 

Në këtë mbledhje komisioni miratoi dhe procedoi për lexim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për energjinë. Ndërkaq, nuk miratoi Planin e Performancës së ZRRE-së për vitin 2023. Deputetët Driton Hyseni dhe Armend Muja paraqiten vërejtje dhe kërkuan të ftohet përsëri bordi në Komision.

Në vazhdim Komisioni formoi grupin e punës për shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit dhe po ashtu shqyrtoi kërkesën e Bordit të AKP-së për auditim të procesit të shitjeve direkte në AKP, duke i rekomanduar Kuvendit miratimin e të njejtës. 

Komisioni vendosi që kërkesën e ndërmarrjes “Kosova Thëngjill Sh.A”, ta procedojë për ministri të Ekonomisë, duke kërkuar që ajo ta trajtohet me prioritet.