Kuvendi i Republikës së Kosovës

Mbledhje e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere

24.03.2023

Në mbledhjen e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, kryesuar nga kryetari Armend Muja, u shqyrtua Plani i performacës së Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2023. Kjo çështje mbeti te diskutohet serish në mbledhjen e radhës, meqë u kërkuan informata shtesë.

Në vijim Komisioni diskutoi rreth Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, në të cilin takim të ftuar ishin Fehmi Mehmeti, Guvernator i BQK-së, Vlora Spanca, auditore e Përgjithshme, Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Trasnfereve, si dhe Adrian Zalli, drejtor menaxhues në TRUST. 

Pas një diskutimi të gjerë, Komisioni u dakordua që për këtë çështje të nxjerrin ndonjë rekomandim në mbledhjen e radhës.

Sa i përket shqyrtimit të listës së kandidatëve për plotësimin e pozitës së Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, u dakordua të shqyrtohet në mbledhjen e ardhshme, që do të mbahet të martën.