Kuvendi i Republikës së Kosovës

Mbledhja e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes

07.11.2024
Në mbledhjen e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, kryesuar nga kryetari Bekë Berisha, u shqyrtua Rregullorja e punës së Komisionerit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës. 
 
Fillimisht, draftin e kësaj rregullore e prezantoi kryesuesi i grupit të punës, Anton Quni, i cili mes tjerash sqaroi se hartimi i kësaj rregulloreje është obligim ligjor dhe se ka për qëllim përcaktimin e rregullave, procedurave dhe përgjegjësive të Zyrës së Komisioneres. 
 
Pas prezantimit të draftit, deputeti Quni tha se miratimi kësaj rregulloreje i hap rrugë funksionalizimit të këtij institucioni. 
 
Pas paraqitjes së qëndrimeve të anëtarëve të Komisionit rreth draftit, Komisioni e plotësoi atë me propozime shtesë të anëtares së Komisionit, Shqipe Mehmeti- Selimi.
 
Në fund Komisioni e miratoi atë, për ta proceduar në seancë plenare.