Kuvendi i Republikës së Kosovës

Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport

02.12.2024

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, kryesuar nga kryetari Ardian Gola, mbajti mbledhjen e rregullt të radhës.

Anëtarët e Komisionit pas shqyrtimit, miratuan Projektligjin për Lojërat Mesdhetare XXI Prishtina 2030, duke e proceduar tutje në Kuvend.

Po ashtu, Komisioni shqyrtoi dhe miratoi edhe Draft Raportin për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Arsimin dhe Aftësimin Profesional. 

Ndërkaq, anëtari i komisionit, deputeti nga komuniteti turk Enis Krvan, ngriti shqetësimin e tij lidhur me një shfaqje teatrale në shkollën e mesme te ulët “Meto Bajraktari”, e cila është shfaqur për nder të Festës së 28 Nëntorit.