Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kryetari Glauk Konjufca mori pjesë në Akademinë për Epopenë e UÇK-së

06.03.2025

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, mori pjesë në Akademinë përkujtimore të organizuar sonte në Prishtinë me rastin e shënimit të 27-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 

Në Akademi mbajtën nga një fjalë rasti kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vajza e Komandantit Legjendar Adem Jashari, Marigona Jashari, studiuesi Durim Abdullahu, si dhe u ekzekutuan disa pika artistike.