Kuvendi i Republikës së Kosovës

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mbajti mbledhjen e radhës

28.03.2023

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, nën drejtimin e kryetares së Fatmire Kollçaku, në mbledhjen e sotme shqyrtoi Projektligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse.

Mbledhja e sotme e komisionit u përqëndrua në shqyrtimin e procedurave për një punë sa më efektive, për ta sjellë sa më parë në seancë plenare.     

Komisioni vendosi që të mbajë një dëgjim publik e mandej të vijojë punën me amandamentimin e projektligjit.