Kuvendi i Republikës së Kosovës

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport

24.03.2023

Nën drejtimin e kryetarit Ardian Gola, Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, mbajti sot mbledhjen e radhës.
 
Komisioni në këtë mbledhje shqyrtoi Projektligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme dhe pas diskutimeve e procedoi për shqyrtim në komisionet e përhershme. 

U shqyrtuan gjithashtu edhe raportet e komisioneve të përhershme për Projektligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim dhe i njëjti u procedua për shqyrtim të dytë në seancë plenare.