Kuvendi i Republikës së Kosovës

Anëtarë të Komisionit për Ekonomi u pritën nga Këshilli Evropian i Investitorëve në Kosovë – EIC

20.03.2023

Sot, kryetari i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, z.Ferat Shala dhe deputeti z.Driton Hyseni, anëtar i Komisionit, u pritën nga z.Emrush Ujkani, drejtor ekzekutiv i Këshillit Evropian i Investitorëve në Kosovë – EIC.

Në këtë takim u diskutuan çështjet relevante për investitorët evropianë në Kosovë, duke përfshirë nevojën për politika më miqësore ndaj investimeve dhe bashkëpunim më të mirë ndërinstitucional.

Të dy përfaqësuesit e Komisionit paraqitën aktivitetet e Komisionit, si dhe planin e punës së Komisionit dhe planin legjislativ për këtë vit.

Deputetët pranuan shqetësimet e EIC dhe inkurajuan anëtarët që të takohen me Komisionin për të diskutuar çështjet e tyre në më shumë detaje. Ata siguruan se Komisioni është i përkushtuar për të promovuar një klimë të favorshme investimi në Kosovë dhe është i gatshëm të punojë me ta për të adresuar çdo problem me të cilin mund të ballafaqohen. 

Takimi u pa si një hap pozitiv në forcimin e dialogut publiko-privat.

Prezentë në takim ishin përfaqësuesit e kompanive si: Akuo Energy, MLK Mining LLC, IPKO, MSORA, NLB Banka, Raiffesen Bank, DHL, Illyria Life, Kosmonte Foods dhe Ericson Nikola Tesla.