Kuvendi i Republikës së Kosovës

Seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit

30.11.2022

Kuvendi i Republikës së Kosovës u mblodh pasditen e sotme në seancë të jashtëzakonshme, për të shqyrtuar Propozim-Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr.02/110, datë 29.11.2022,  për dërgimin e kontigjentit e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, përkatësisht dërgimin në operacionin në mbështetje të paqes, sipas Marrëveshjes Implementuese, lidhur me Atashimin e Personelit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Kompaninë Roulment të Këmbësorisë në ishujt Falkland.

Pas votoi për të shmangur procedurat dhe afatet sipas Rregullores së Kuvendit, Kuvendi i hapi rrugë shqyrtimit të këtij propozim-vendimi, të cilin para deputetëve e paraqiti dhe e arsyetoi kryeministri Albin Kurti.

Pas paraqitjes së raportin me rekomandime të Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes nga kryetari Bekë Berisha, për miratimin e këtij propozim-vendimi, Kuvendi, me 77 vota për vendosi për dërgimin e misionit të FSK-së jashtë vendit, konform propozim-vendimit të lartpërmendur të qeverisë.