Kuvendi i Republikës së Kosovës

Përfundon afati i ftesës/thirrjes për një gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese

21.04.2021

Administrata e Kuvendit të Kosovës njofton se ka përfunduar afati i ftesës/thirrjes publike për një gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.  

Deri më sot në orën 16:00, kanë aplikuar 11 kandidatë: Vigan Qorrolli, Hava Bujupaj-Ismajli, Shukri Sylejmani, Gjylbehare Murati, Hashim Çollaku, Hilmi Jashari, Valbona Shala-Thaqi, Visar Morina, Haxhi Xhemajli, Zef Prenrecaj dhe Ramadan Gashi. 

Administrata është në pritje të nominimeve eventuale nëpërmjet postës. 

Proceduara e përzgjedhjes së gjyqtarit do të vazhdojë konform Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.