Komisioni Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, është në proces të rekrutimit të pozitave, drejtor Bordi në NP KOSTT, nga gjinia femërore dhe nga radhët e komuniteteve jo shumicë.
Njoftohen organizatat e Shoqërisë Civile, se më datë 7.12.2021, nga ora 10:00, në sallën N-10, do të behët intervistomi i kandidateve për këto dy pozita të lira në NP KOSTT.
Andaj, ftohen organizatat e Shoqërisë Civile, ta përcjellin këtë proces të rekrutimit të këtyre pozitave, në veçanti organizatat që mbrojnë dhe promovojnë interesat e grave dhe minoriteteve.