Në seancën e sotme të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të cilën e udhëhoqi z. Hydajet Hyseni, Zëvendësi i Parë i Kryetarit të Komisionit, u shqyrtuan katër Projektligje, përkatësisht shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-072 për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, me raport dhe amendamente të Komisionit Funksional për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-145 për parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes, me raport dhe amendamentet e Komisionit Funksional për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, shqyrtimi i projektligjit nr. 08/L-181 për vlerësimin e ndikimit në mjedis, me raport dhe amendamentet e Komisionit Funksional për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, si dhe shqyrtimin e Projektligjit nr. 08/L-152 për Anti-doping, me raport dhe amendamentet e Komisionit Funksional për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport.
Në vazhdim të seancës, anëtarët e Komisionit me shumicë votash e kanë mbështetur procedimin e mëtutjeshëm të këtyre katër projektligjeve (për miratim) në Kuvendin e Republikës së Kosovës.