Nën drejtimin e Bekë Berishës, kryetar, Komisioni për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes mbajti sot mbledhjen konstituive.
Fillimisht kryetari Berisha u uroi mirëseardhje të gjithë anëtarëve të komisionit, duke i njoftuar me karakterin konstituiv të mbledhjes, për të vazhduar më pas me prezantimin e fushëveprimtarisë së këtij komisioni. Ai shpalosi përbërjen e komisionit prej 11 anëtarëve.
Tutje, Berisha theksoi se komisioni në fjalë është komision funksional dhe se fushëveprimtaria e tij ka të bëjë me politikat e sigurisë dhe të mbrojtjes.
Në diskutim morën pjesë edhe anëtarët tjerë të komisionit, duke shprehur gatishmërinë dhe vullnetin e tyre për format e bashkëpunimit, në mënyrë që të ketë rezultate sa më produktive.