Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale

19.01.2022

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, drejtuar nga Fatmire Kollçaku, kryetare, mbajti sot mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje, me propozim të deputetes Kollçaku, u vendos që të ftohet në raportim ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, për të raportuar në lidhje me gjendjen e pandemisë dhe menaxhimin e saj.

Ndërkaq, pikat e rendit të ditës të parapara për këtë mbledhje, janë shtyer për mbledhjen e radhës.