Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për  Punë të Jashtme dhe Diasporë 

24.01.2023

Komisioni për  Punë të Jashtme dhe Diasporë, mbajti sot mbledhjen e  parë të sesionit pranveror, kryesuar nga  Haki Abazi, kryetar i këtij komisioni. 

Në këtë mbledhje, Komisioni fillimisht shqyrtoi dhe përkrahu  raportin e punës për vitin që lamë pas. 

Në vijim, Komisioni formoi grupin punues për hartimin e planit të punës për vitin 2023, në përbërje të deputetëve: Gazmend Gjyshinca (kryesues), Ariana Musliu – Shoshi, Time Kadrijaj dhe Adelina Grainca, anëtarë të këtij grupi.