Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim Dhe Zhvillim, mbajti mbledhjen e radhës, të udhëhequr nga Fitore Pacolli- Dalipi kryetare, në të cilën u shqyrtua raporti vjetor i punës së Komisionit për vitin 2021.
Në këtë mbledhje, anëtarët e komisionit miratuan raportin e punës së komisionit për vitin 2021, ndërkaq, për planin e punës së këtij viti vendosi që të formojë grup punues.
Raporti me amendamente i grupit punues për Projektligjin për Mbrojtjen e ajrit nga ndotja, u vendos që të shqyrtohet prapë në komision.
Po ashtu, Komisioni formoi disa grupe punuese për hartimin e projektligjeve të cilat janë në procedurë, konform planit të punës.