Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë

25.01.2023

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, mbajti sot mbledhjen e rregullt, të drejtuar nga Ganimete Musliu, kryetare.

Në këtë mbledhje mori pjesë edhe inspektori i përgjithshëm i AKI-së, Kujtim Shala, i cili këtë detyrë e mori në muajin dhjetor të vitit 2022.

Qëllimi i këtij takimi ishte njoftim i ndërsjellë në mes të anëtarëve të këtij komisioni dhe z. Shala.