Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion …

09.12.2022

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, mbajti mbledhjen e rregullt, të kryesuar nga kryetari Adnan Rrustemi.

Në këtë mbledhje u miratua raporti për Projektligjin nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës. 

Po ashtu, u miratua edhe raporti me amendamente i komisionit funksional për Projektligjin nr. 08/L-072 për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, raporti me amendamente i komisionit funksional për Projektligjin nr.08/L-145 për Parandalimin dhe Kontrollin e Intergruar të Ndotjes, raporti me amendamente i komisionit funksional për Projektligjin nr. 08/L-181 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis dhe raporti me amendamente i komisionit funksional për Projektligjin nr.08/L-152 për Anti Dopingun.