Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, mbajti mbledhjen e rregullt, të kryesuar nga kryetari Adnan Rrustemi.
Në këtë mbledhje, pas shqyrtimit të kërkesave të institucioneve dhe agjensioneve që bien në fushëveprimin e këtij komisioni, u vendos të propozohen dy amendamente në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me Projektligjin nr. 08/L-193 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, një për Agjencinë Kundër Korrupsionit dhe një për Akademinë e Drejtësisë.