Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion…

22.09.2022

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, ka mbajtur mbledhjen e rregullt, të kryesuar nga Adnan Rrustemi, kryetar, në të cilën është miratuar në parim Projektligji nr.08/L-155 për Sanksionet e Shënjestruara kundër Shkelësve të Huaj të të Drejtave të Njeriut.

Në këtë mbledhje, anëtarët e këtij komisioni kanë caktuar datën 3 tetor 2022 për intervistimin e kandidatëve për anëtar të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Po ashtu, është caktuar edhe grupi punues për Projektligjin nr. 08/L- 107 për Aktet Juridike.