Komisioni për Integrime Evropiane, kryesuar nga kryetarja, Rrezarta Krasniqi, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën ka shqyrtuar Programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit (PKZMSA) 2021-2025, si dhe, Planin e Veprimit për zbatimin e fazës së dytë të prioriteteve politike të dakorduara ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës – Agjendës për Reforma Evropiane (PV ERA II).
Për rëndësinë dhe nevojën e përkrahjes së Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit (PKZMSA) 2021-2025, dhe Planin e Veprimit të zbatimit të MSA-së, para komisionit sqaroi, Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog.
Pas debatit lidhur me këto çështje, komisioni vendosi t’i përkrah ato dhe t’i procedojë tutje bazuar në Rregulloren e Punës së Kuvendit.