Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti

25.11.2021

Nën drejtimin e nënkryetares Jeta Statovci, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, mbajti sot mbledhjen e radhës.

Anëtarët e komisionit i dhanë mbështetje në parim Projektligjit për inspektimet dhe u dakorduan që ky projektligj të dërgohet në seance me procedurë të përshpejtuar, ngase, siç u tha, ky projektligj ka rëndësi të madhe dhe duhet miratuar sa më shpejt.

Tutje, u shqyrtua dhe miratua edhe raporti me amendamente për Projektligjin nr.08/L-018 për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme.