Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, drejtuar nga kryetari Armend Muja, mbajti sot mbledhjen e radhës.
Ndonëse debati lidhur me raportin vjetor të punës së Komisionit për vitin 2022, kishte përfunduar, megjithatë miratimi i këtij raporti shtyhet për mbledhjen e radhës.
Sa i përket Shqyrtimit të Raportit me Amendamente të komisionit funksional për Projektligjin nr.08/L-121 për Byronë Shtetërore dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikushme, anëtarët e komisionit kërkuan informata shtesë nga ministria përkatëse. Me anë të votës, ndërkaq, i dhanë mbështetje Raportit të shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën tetor-dhjetor për vitin 2022, duke miratuar kështu po të njëjtin.
Po ashtu, komisioni miratoi edhe Programin e Shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën janar-mars për vitin 2023.