Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere

27.07.2021

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere kryesuar nga kryetari Armend Muja mbajti sot mbledhjen e radhës, në të cilën u shqyrtua  raporti me  amendamente për Projektligjin nr. 08/L-016 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.07/L-041 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021.

Raporti me amendamente u shqyrtua nga Komisioni për Buxhet, pasi ka kaluar procedurat nëpër komisionet e tjera. 

Në lidhje me raportin pati diskutime të ndryshme nga ana e deputetëve të pozitës dhe opozitës. 

Pas debatit, raporti me amendamente për Projektligjin nr. 08/L-016 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.07/L-041 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021 u hodh në votim dhe i njëjti mori mbështetjen e shumicës së deputetëve.

Raporti me amendamente i rekomandohet Kuvendit për diskutim në seancën, e cila do të mbahet nesër.