Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kryekuvendari Konjufca uron besimtarët ortodoksë për Pashkët

02.05.2021

Me rastin e Festës së Pashkëve, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z.Glauk Konjufca ka uruar besimtarët ortodoksë.
 
"Uroj që Festa e Pashkëve, kjo ditë e shenjtë, e cila në vetvete përmban ripërtëritjen e besimit tek ringjallja, të sjellë shëndet, mirësi e gëzim dhe të ringjallë në zemrat tuaja lumturi e dashuri për njëri-tjetrin. 

Po ashtu solidariteti, humanizmi, paqja, toleranca dhe besimi i ndërsjellë, si virtyte dhe vlera shoqërore, të jenë lajtmotiv mbizotërues mes nesh. 
 
Gëzuar për shumë mote Pashkët ortodokse", thuhet në urimin e kryekuvendarit Konjufca.