Kuvendi i Republikës së Kosovës

Komisioni për Integrim Evropian takoi Shefin e Zyrës dhe Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog

20.05.2022

Anëtarët e Komisionit për Integrim Evropian mbajtën sot një takim me Shefin e Zyrës dhe Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovës, Tomáš Szunyog. 

Fillimisht, kryetarja e Komisionit, Rrezarta Krasniqi, falënderoi ambasadorin për përkrahjen e vazhdueshme që BE-ja po i jep Kosovës dhe e njoftoi me punën dhe sfidat e Komisioni për Integrim Evropian. 

Po ashtu, kryetarja Krasniqi e njoftoi atë edhe për të arriturat dhe sfidat me të cilat Kosova është duke u  ballafaquar  në procesin e integrimit evropian. 

Ambasadori Szunyog, ndërkaq, tha se BE-ja është e gatshme të vazhdojë mbështetjen për Kosovën në procesin e integrimit evropian dhe vlerësoi rolin e Komisionit për Integrim Evropian në mbikëqyrjen e përmbushjes së obligimeve në procesin e integrimit.

Në këtë takim, anëtarët e Komisionit diskutuan edhe për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, procesin e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë si dhe për Instrumentin për Ndihmën e Para-Anëtarësimit (IPA).