Kuvendi i Republikës së Kosovës

Komisioni për Integrim Evropian mbajti mbledhjen e radhës

25.01.2022

Komisioni për Integrim Evropian i Kuvendit të Kosovës, u mblodh sot nën drejtimin e kryetares Rrezarta Krasniqi, për të shqyrtuar raportin e tij të punës për vitin që lamë pas, si dhe një projektligj.

Pas diskutimeve të anëtarëve lidhur me aspekte të ndryshme të veprimtarisë së komisionit, si dhe shqyrtimit të raportit të punës për vitin 2021, komisioni e miratoi atë.

Po ashtu u miratua edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.