Kuvendi i Republikës së Kosovës

Grupi i Grave Deputete takoi gazetaret ukrainase të strehuara në Kosovë

26.01.2023

Grupi i Grave Deputete ka takuar sot gazetaret ukrainase të cilat janë të strehuara në Kosovë. 

Kryetarja e GGD-së, Tinka Kurti dhe deputet Eliza Hoxha e Vlora Dumoshi kanë dëgjuar historitë e tyre të luftës dhe sfidat e përditshmërisë në Kosovë. 

Deputetet kanë ofruar mbështetje përgjatë qëndrimit këtu si dhe për ta ngritur çështjen e popullit ukrainas, grave ukrainase në çdo organizim ndërkombëtar që marrin pjesë.

Mbështetja jonë është e parezervë.