Kuvendi i Republikës së Kosovës

Ftesë e Komisionit për Ekonomi, për organizatat e shoqërisë civile

15.11.2021

Komisioni Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, është në proces të rekrutimit të pozitës: zëvendësdrejtor i Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit. 

Njoftohen organizatat e shoqërisë civile, se më datë 16.11.2021, nga ora 9:00 deri në orën 14:30, në sallën C-203, do të bëhet intervistimi i kandidatëve nga lista e ngushtë për këtë pozitë. 

Andaj, ftohen organizatat e shoqërisë civile, ta përcjellin këtë proces të rekrutimit të kësaj pozite.