Dëshironi t’i mësoni nxënësit rreth Kuvendit të Kosovës? Këtu do të gjeni të burimet tona edukative për t’i zhvilluar në klasë.
Zgjerimi i njohurive rreth Kuvendit dhe demokracisë në Kosovë është argëtuese dhe e lehtë me këto aktivitete dinamike. Shumica mund të përshtaten për gjenerata të ndryshme të filloristëve. Andaj zgjidhni se cila ju përshtatet më së shumti ju dhe klasës suaj.
Procesi zgjedhor
Organizoni një simulim të procesit zgjedhor për të ndihmuar nxënësit tuaj të kuptojnë dhe përjetojnë procesin e zgjedhjeve. Ky simulim njëherësh është argëtues dhe fleksibil. Kompletoni gjithçka që ju nevojitet për të filluar, duke përfshirë një kuti votimi, posterin e qendrës së votimit, regjistrat zgjedhorë. Po ashtu këtu mund të gjeni një Power Point për t'ju udhëzuar rreth organizimit të këtij aktiviteti.
Transformoni klasën tuaj në Kuvend
Simulimi i një seance parlamentare mund të adaptohet për gjeneratat e ndryshme shkollore.
Pjesëmarrësit (nxënësit) do të
Ndarja e roleve
Ky aktivitet mund të përfshijë të gjithë nxënësit në klasë.
Varësisht nga interesat e tyre, nxënësit mund të jenë:
anëtarë të kabinetit qeveritar - ministra, deputetë, sekretar, staf mbështetës apo gazetarë.
Simulim i komisionit parlamentar
Zbuloni punën e rëndësishme që bëjnë komisionet parlamentare.
Në këtë simulim, organizoni një mbledhje të komisionit për të shqyrtuar një projektligj
Përmes këtij aktiviteti nxënësit do të:
Ndarja e roleve
Ky aktivitet mund të përfshijë të gjithë nxënësit në klasë. Varësisht nga interesat e tyre, nxënësit mund të jenë
ministra, deputetë, koordinator të komisionit apo gazetarë.