Njoftim lidhur me qasjen e mediave në punimet e seancës plenare të Kuvendit, të datës 25 mars 2020

25.03.2020

Të nderuar përfaqësues të mediave,

 Në bazë të vendimit të Kryesisë së Kuvendit, të datës 24 mars 2020, për të vënë në dispozicion të deputetëve të gjithë hapësirën e sallës plenare të Kuvendit, përfshirë edhe ballkonin, me keqardhje ju njoftojmë se prezenca mediave në seancën plenare të datës 25 mars 2020, do të jetë e pamundur.

 Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, ju njoftojmë se Kuvendi do të ofrojë linkun e transmetimit të drejtpërdrejtë të kësaj seance, nëpërmjet:

  • Ueb faqes së Kuvendit,
  • Kanalit zyrtar të Kuvendit në Youtube, si dhe
  • RTK-së, si medium publik. ​