Anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, në krye me Time Kadrijajn, kryetare, u mblodhën sot për të shqyrtuar shkresën e komisionit drejtuar komisioneve për politikë të jashtme të parlamenteve të vendeve anëtare të BE-së.
Me propozimin e kryetares Kadrijaj dhe miratimin e anëtarëve të pranishëm, kjo shkresë do t’i procedohet Departamentit për Punë të Jashtme, në mënyrë që të dërgohet tutje deri tek vendet e Bashkimit Evropian. Me anë të kësaj shkrese synohet të kërkohet përkrahja e vendeve anëtare të BE-së, në liberalizimin e vizave për Kosovën.
Anëtarët e komisionit gjithashtu u dakorduan që në mbledhjet e radhës të ftohet në raportim ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj.