Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...

16.04.2020

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, kryesuar nga Rasim Demiri, kryetar, në mbledhjen e rregullt të mbajtur sot, në rend të ditës kishte piken e vetme: zhvillimet aktuale lidhur me të drejtat e njeriut në Kosovë në kohë pandemie.

 

Për të disktuar për këtë temë, i ftuar ishte Avokati i Popullit, Hilmi Jashari.

 

Anëtarët e komisionit u njoftuan nga z. Jashari për të gjitha aktivitetet e Institucionit të Avokatit të Popullit në këtë kohë të pandemisë.

 

Këto aktivitete përfshijnë opinionin e Avokatit të Popullit dërguar Gjykatës Kushtetuese përkitazi me kerkesën e Presidentit për ligjshmërinë e vendimit të Qeverisë lidhur me kufizimin e levizjes së qytetarëve në këtë kohë.

 

Po ashtu Avokati i Popullit njoftoi deputetët edhe lidhur me rekomandimet e Këshillit të Evropës për rolin e parlamenteve, veçmas në kohë të pandemisë në të cilën po kalon bota.

 

Në këtë aspekt u shtrua nevoja e rritjes së rolit të mbikëqyrjes parlamentare ndaj institucioneve ekzekutive, në mënyrë që vendimet e ekzekutivit të respektojnë në këtë gjendje, sa më shumë që është e mundur, edhe lirinë dhe të drejtat e njeriut.

 

Deputetët shtruan një mori pyetjesh, të cilave iu përgjigj z. Jashari.