Kuvendi i Republikës së Kosovës

Komision për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes

Komisioni për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes është Komision Funksional

Kalendari i aktiviteteve të komisionit

e hënë, 11:00 26 Shkurt 2024
Salla N10

Mbledhja e komisionit

Procesverbali
Rendi i ditës
e hënë, 11:00 12 Shkurt 2024
Salla N10

Mbledhja e komisionit

Procesverbali
Rendi i ditës
e hënë, 11:00 29 Janar 2024
Salla N303

Mbledhja e komisionit

Procesverbali
Rendi i ditës

Përbërja e komisionit

Stafi mbështetës i komisionit

Nur

Çeku

Koordinator

Tel: 038 200 10 633

Mob: 045 300 100

[email protected]

Zare

Aliu

Zyrtare e fushës

Tel: 038 200 10 647

Mob: 044 454 891

[email protected]

Dokumentet e komisionit

(Nuk ka dokumente)

FUSHËVEPRIMTARIA

Fushëveprimi i komisionit përfshin:

  • Shqyrtimin e projektligjeve, strategjive dhe dokumenteve të politikave të sigurisë dhe mbrojtjes që paraqiten  nga Këshilli i Sigurisë se Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Mbrojtës, përmes Qeverisë dhe përgatitjen e tyre për debat në Kuvend.
  • Të ushtroi kontrollin parlamentar dhe mbikëqyrjen e sundimin e ligjit mbi institucionet e sektorit te sigurisë.    
  • Mbikëqyrjet e zbatimit të standardeve ndërkombëtare të sigurisë, përfaqësimit gjinor dhe mbrojtës se te drejtave te njeriut për pjesëtarët e institucioneve të sigurisë.
  • Të mbikëqyrë dhe hetoj të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me organizimin, financimin, personelin, pajisjet dhe dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës ne operacione jashtë vendit;
  • Të shqyrtoi buxhetin vjetor dhe planin afatgjatë 10 (dhjetë) vjeçar të Forcës së Sigurisë së Kosovës para se ai t’i paraqitet Kuvendit për miratim;
  • Të kërkojë raporte nga Ministri i Mbrojtjes, Ministri Punëve të Brendshme, Komandanti i FSK-së, Drejtori i Policisë dhe nga autoritetet tjera përgjegjëse dhe të kërkojë sipas nevojës praninë e tyre që t’iu përgjigjen pyetjeve të anëtareve të komisionit;
  • Të shqyrtojë projektbuxhetin e Forcës së Sigurisë së Kosovës para dorëzimit të tij për miratim në Kuvendin e Kosovës;
  • Të kërkoj raport për të gjitha  donacionet e FSK-së të pranuara nga partnerët bilateral;
  • Mbikëqyrjen e sigurisë, kontrollit dhe menaxhimit të integruar të kufijve shtetërorë të Kosovës.
  • Mbikëqyrjen e shërbimeve të kontrollit të hapësirës ajrore të Republikës së Kosovës;
  • Mbikëqyrjen e zbatimit të gjitha masave kushtetuese dhe ligjore nga institucionet e sigurisë në rast të gjendjes së jashtëzakonshme dhe shërbimeve civile të emergjencës;
  • Shqyrtimin e  çështjeve  lidhur me masat disiplinore ndaj pjesëtarëve të policisë, të forcës së sigurisë dhe trajtimin e ankesave dhe parashtresave drejtuar Avokatit të  Popullit;
  • Shqyrtimin e gjendjes  së sigurisë në vend dhe i paraqet Kuvendit rekomandimet për miratim;
  • Angazhimin permanent në procesin  e zbatimit të mbikëqyrjes së legjislacionit të sigurisë.
  • Mbikëqyrjen e reformave zhvillimore në të gjitha institucionet e sigurisë në Kosovë.
  • Forcimin e bashkëpunimit me grupet e interesit, shoqërinë civile, organizatat ndërkombëtare me mision në Kosovë, qytetarët dhe mediat.