Kuvendi i Republikës së Kosovës

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë

Komisioni, në kuadër të fushëveprimit dhe të përgjegjësive, e ndërton bashkëpunimin me parlamentet e shteteve dhe e promovon anëtarësimin e Kuvendit në organizatat parlamentare rajonale e ndërkombëtare, si dhe i shqyrton të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me diasporën.

Kalendari i aktiviteteve të komisionit

e hënë, 11:00 29 Janar 2024
Salla N303

Mbledhja e komisionit

Procesverbali
Rendi i ditës
e martë, 13:30 12 Dhjetor 2023
Salla C301

Mbledhja e komisionit

Procesverbali
Rendi i ditës
e mërkurë, 10:00 06 Dhjetor 2023
Salla C301

Mbledhja e komisionit

Procesverbali
Rendi i ditës

Përbërja e komisionit

Stafi mbështetës i komisionit

Minire

Hasani

Koordinatore

Tel: 038 200 10 639

Mob: 044 952 134

[email protected]

Manush

Krasniqi

Nëpunës administrativ

Tel: 038 200 10 664

Mob: 044 605 542

[email protected]

Dokumentet e komisionit

(Nuk ka dokumente)

FUSHËVEPRIMTARIA

Fushëveprimi i këtij komisioni përfshin:

  • Në koordinim me Kryetarin dhe me Kryesinë e Kuvendit, bën ndërtimin e bashkëpunimit me parlamentet e shteteve dhe e promovon anëtarësimin e Kuvendit në organizatat parlamentare rajonale e ndërkombëtare;
  • Shoqërimin e Kryetarit të Kuvendit në takimet parlamentare ndërkombëtare;
  • Ratifikimin në bllok ose ndaras të traktateve ekzistuese, të cilat Kosova dëshiron t’i nënshkruajë;
  • Përcjelljen e negociatave të udhëhequra nga Qeveria për bashkëpjesëmarrje të saj në traktatet e reja dhe e nis debatin për ratifikimin e tyre;
  • Mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve për punë të jashtme, diasporë dhe për imunitetet diplomatike;
  • Mbikëqyrjen e veprimeve të Qeverisë në planin e politikës së jashtme dhe të diasporës;
  • Shoqërimin e ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës në takime të caktuara, të rëndësishme;
  • Bashkëpunimin me komisionet homologe të parlamenteve të vendeve të tjera;
  • Promovimin e diplomacisë parlamentare të Kuvendit;
  • Shqyrtimin e projektligjeve të propozuara nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës;
  • Shqyrtimin e projektbuxhetit dhe rishikimin e buxhetit të Ministrisë së resorit përkatës dhe i rekomandon Komisionit për Buxhet, shqyrtimin dhe miratimin e tij në Kuvend, duke i përfshirë edhe amendamentet;
  • Shqyrtimin e çështjeve të tjera, të përcaktuara me këtë Rregullore dhe të çështjeve, të cilat me vendim të veçantë të Kuvendit i barten këtij komisioni.

 

Në ushtrimin e funksioneve, komisioni bashkëpunon me ministrinë e resorit përkatës, me rrjetin diplomatik të Kosovës dhe me të gjitha ministritë e tjera, nga të cilat mund të kërkojë të dhëna konkrete, duke i përfshirë edhe raportet e drejtpërdrejta të ministrave ose të personave të tjerë përgjegjës, kur kjo kërkohet nga komisioni.