Fushëveprimi i komisionit përfshin:
- Shqyrtimin e projektligjeve, strategjive dhe dokumenteve të politikave të sigurisë dhe mbrojtjes që paraqiten nga Këshilli i Sigurisë se Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Mbrojtës, përmes Qeverisë dhe përgatitjen e tyre për debat në Kuvend.
- Të ushtroi kontrollin parlamentar dhe mbikëqyrjen e sundimin e ligjit mbi institucionet e sektorit te sigurisë.
- Mbikëqyrjet e zbatimit të standardeve ndërkombëtare të sigurisë, përfaqësimit gjinor dhe mbrojtës se te drejtave te njeriut për pjesëtarët e institucioneve të sigurisë.
- Të mbikëqyrë dhe hetoj të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me organizimin, financimin, personelin, pajisjet dhe dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës ne operacione jashtë vendit;
- Të shqyrtoi buxhetin vjetor dhe planin afatgjatë 10 (dhjetë) vjeçar të Forcës së Sigurisë së Kosovës para se ai t’i paraqitet Kuvendit për miratim;
- Të kërkojë raporte nga Ministri i Mbrojtjes, Ministri Punëve të Brendshme, Komandanti i FSK-së, Drejtori i Policisë dhe nga autoritetet tjera përgjegjëse dhe të kërkojë sipas nevojës praninë e tyre që t’iu përgjigjen pyetjeve të anëtareve të komisionit;
- Të shqyrtojë projektbuxhetin e Forcës së Sigurisë së Kosovës para dorëzimit të tij për miratim në Kuvendin e Kosovës;
- Të kërkoj raport për të gjitha donacionet e FSK-së të pranuara nga partnerët bilateral;
- Mbikëqyrjen e sigurisë, kontrollit dhe menaxhimit të integruar të kufijve shtetërorë të Kosovës.
- Mbikëqyrjen e shërbimeve të kontrollit të hapësirës ajrore të Republikës së Kosovës;
- Mbikëqyrjen e zbatimit të gjitha masave kushtetuese dhe ligjore nga institucionet e sigurisë në rast të gjendjes së jashtëzakonshme dhe shërbimeve civile të emergjencës;
- Shqyrtimin e çështjeve lidhur me masat disiplinore ndaj pjesëtarëve të policisë, të forcës së sigurisë dhe trajtimin e ankesave dhe parashtresave drejtuar Avokatit të Popullit;
- Shqyrtimin e gjendjes së sigurisë në vend dhe i paraqet Kuvendit rekomandimet për miratim;
- Angazhimin permanent në procesin e zbatimit të mbikëqyrjes së legjislacionit të sigurisë.
- Mbikëqyrjen e reformave zhvillimore në të gjitha institucionet e sigurisë në Kosovë.
- Forcimin e bashkëpunimit me grupet e interesit, shoqërinë civile, organizatat ndërkombëtare me mision në Kosovë, qytetarët dhe mediat.