Fushëveprimi dhe kompetencat e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike janë të përcaktuara me Rregulloren e Kuvendit.
(Nuk ka dokumente)
Fushëveprimi dhe kompetencat e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike janë të përcaktuara me Rregulloren e Kuvendit, si vijon:
Mbikëqyrja e ligjshmërisë së shpenzimeve të parasë publike në bazë të raporteve dhe pasqyrave vjetore dhe periodike të audituara, si dhe raportet e auditimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit;
Mbikëqyrja e raporteve të auditimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit të organizatave buxhetore dhe ndërmarrjeve publike;
Mbikëqyrja e raporteve të performancës, të hartuara nga Zyra Kombëtare e Auditimit;
Mbikëqyrja e raporteve të audituara dhe të performancës së shpenzimeve financiare të hartuara nga institucionet mbikëqyrëse të fondeve publike, agjencive publike, ndërmarrjeve publike, dhe institucioneve publike të financuara nga buxheti i Republikës së Kosovës;
Shqyrtimi i Projektligjeve, të cilat me vendim të Kuvendit i bartën komisionit;
Mbikëqyrja e zbatimit të ligjeve nga fushëveprimi i komisionit;
Mbikëqyrja e shpenzimeve publike, nëpërmjet raporteve të agjencive buxhetore, me kërkesë të veçantë të komisionit;
Ndërrmarrja e procedurave për përzgjedhjen e auditorëve të jashtëm, të cilët do të bëjnë auditimin e PVF-ve të Zyrës Kombëtare të Auditimit;
Shqyrtimi i raportit vjetor të performancës dhe raportit të audituar për pasqyrat vjetore financiare të Zyrës Kombëtare të Auditimit;
Shqyrtimi i nevojave të Zyrës Kombëtare të Auditimit për përmbushjen e detyrave të përcaktuara me ligj dhe i rekomandon Komisionit për Buxhet dhe Transfere;
Komisioni bën inicimin e procedurave për përzgjedhjen e auditorëve, të cilët do të auditojnë raportet vjetore financiare dhe atyre të deklarimit financiar të fushatës të subjekteve politike;
Organizon dëgjime publike, në pajtim me nenin 66 të Rregullores së Kuvendit;
Shqyrtimi i çështjeve të tjera, të përcaktuara me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe çështjet të cilat me vendim të veçantë të Kuvendit, i barten këtij komisioni.