Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë
R e n d i i d i t ë s:
1. Miratimi i rendit të ditës
2. Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes së komisionit, të mbajtur më 15.12.2021
3. Shqyrtim i Raportit vjetor të punës së Komisionit për vitin 2021
4. Të ndryshme.
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione
Rendi i ditës:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme;
3. Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të punës për vitin 2021;
4. Shqyrtimi i draft-planit të punës për vitin 2022; 5. Shqyrtimi i peticioneve;
6. Të ndryshme.
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes
Rendi i ditës:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e Komisionit të mbajtura me datë 24.12.2021 dhe 14.12.2021;
3. Shqyrtimi në parim i Projektligjit Nr.08/L-113 për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës;
4. Shqyrtimi në parim i Projektligjit Nr.08/L-118 për Ratifikimin e Marrëveshjes për Statusin e Forcave në mes të Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Kuvajtit;
5. Të ndryshme.
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit
Rendi i ditës:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mbajtura me datë 26.11.2021, 8.12.2021, 13.12.2021 dhe 17.12.2021;
3. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-106 për ratifikimin e Marrëveshjes për Ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut;
4. Shqyrtimi në parim i Projekt-Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës;
5. Shqyrtimi i Raportit të performancës së Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2022;
6. Shqyrtimi i Raportit me amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-049 për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar;
7. Të ndryshme;
Mbledhja e Kryesisë
Rendi i ditës
I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
II. Pikat e papërfunduara nga seancat e mëparshme:
1. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 18, 19, 22, 23 nëntor dhe 6 dhjetor 2021:
21. Votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2020,
29. Votimi i Raportit vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2020,
32. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “KOSMONTE FOODS” Sh.P.K.
2. Pikat e papërfunduara të Seancës plenare, më 13 dhe 14 dhjetor 2021:
9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-071 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-060 për mbeturina,
13. Votimi i Raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2020,
14. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me pagat në sektorin
publik.
III. Përgatitjet për Seancën plenare të radhës:
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit ne.08/L-035 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-017 për ndihmën Juridike Falas,
4. Shqyrtimi i raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 04/L-139 për Procedurën Përmbarimore, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 05/L-118,
5. Shqyrtimi i raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve,
6. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komunitetit serb.
IV. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave
Seancë e jashtëzakonshme
Rendi i ditës
1. Debat parlamentar lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike.