Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion¦

18.03.2015

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, ka mbjatur sot mbledhjen e radhës, të cilën e ka drejtuar Albulena Haxhiu, kryetare.
Në këtë mbledhje pas debatit, është shqyrtuar dhe miratuar Raporti Vjetor i Agjencisë Kundër Korrupsion për vitin 2018, si dhe Strategjia Shtetërore Kundër Korrupsionit 2019-2023 dhe Planit të Veprimit.
Anëtarët e këtij komisioni pas shqyrtimit, kanë miratuar në parim i Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-073 për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256, si dhe Raportin me amendamente të Komisionit Funksional për Projektligjin nr.06/L-084 për Mbrojtjen e Fëmijës.
Kurse, shkresa e dërguar nga Avni Presheva për emërtimin e Fakultetit të Edukimit në Fakultetin e Mësuesisë, i është adresuar Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi.
Po ashtu, anëtarët e këtij komisioni, kanë formuar një Grup Punues për të shqyrtuar kërkesën e deputetit Billal Sherifi, në lidhje me interpretimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës.