Kuvendi i Republikës së Kosovës

Vazhdon Programi “Punëtoritë për Demokraci”

02.10.2019

Njëzetepesë nxënës të Shkollës Fillore “Faik Konica” ishin pjesëmarrësit e punëtorisë së sotme të realizuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në kuadër të Programit “Punëtoritë për Demokraci”.

Për disa orë nxënësit kanë zhvilluar aktivitete që trajtojnë rolin e medias në demokraci, ndarjen e pushteteve, Kuvendin dhe partitë politike.

Në fund të punëtorisë, nxënësit kanë vizituar sallën e mbledhjeve plenare të Kuvendit dhe janë njohur nga afër me punën që bëjnë deputetët.

Programi “Punëtoritë për Demokraci” është i projektuar për edukimin qytetar të fëmijëve të shkollave fillore dhe të mesme të ulëta, nëpërmjet të cilit ata fitojnë njohuri lidhur me demokracinë parlamentare.